Veliaj: Mandati i tretë, për të çuar punët përpara



Veliaj: Mandati i tretë, për të çuar punët përpara

19:20 15/04/2021

“PS është i vetmi tra që na ndan nga llumi”

Drejtuesi politik i socialistëve për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj thotë se Partisë Socialiste i duhet vota e qytetarëve të Shqipërisë më 25 Prill për të përfunduar punët e nisura dhe për të përballuar dy sfida të rëndësishme siç janë pandemia dhe pasojat e tërmetit.

Gjatë një takimi me banorët e njësisë 2 në kryeqytet, ai u shpreh se opozita nuk është një alternative e besueshme, pasi e sheh Shqipërinë si një vend që duhet grabitur. Për te Partia Socialiste është i vetmi tra që ndan zhvillimin nga ai që Veliaj e cilësoi si llumi i politikës shqiptare.

Kreu i Bashkisë së Tiranës zhvilloi më pas edhe një takim me banorët e Zall Bastarit.

Tv Klan







Të ngjashme