Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një vizitë pune në Bolonja, ku u prit në një takim nga homologu i tij, kryetari i Bashkisë së Bolonjës, Virginio Merola.

Gjatë takimit dy kryebashkiakët, diskutuan  mbi mundësinë e bashkëpunimit dhe të rritjes së shkëmbimit të eksperiencave në fushën e transportit publik, si dhe atë të projekteve të rigjenerimit urban dhe mjedisit.

Një vëmendje të veçantë u vendos edhe tek projektet e Bashkisë së Tiranës për menaxhimin me efikasitet të Terminaleve të Autobusëve Ndërqytetas, çka sjell lehtësi për udhëtarët, por edhe për drejtuesit e këtyre mjeteve.

Rritja e bashkëpunimit në fushën e agrobiznesit, ishte një tjetër pike diskutimi ku Bolonja është lider në botë falë eksperiencës së saj të krijuar ndër vite në këtë fushë.

Veliaj dhe Merola shprehën vullnetin për çuar më tej projektet e përbashkëta në fushën e agroturizmit, për të realizuar ambicien e Bashkisë së Tiranës për fuqizimin e sektorit të agroturizmit dhe zhvillimin e zonave rurale.

Tv Klan