Veliaj: Rehabilitimi i Lanës është drejt përfundimit



Veliaj: Rehabilitimi i Lanës është drejt përfundimit

15:57 03/04/2021

Kryebashkiaku Veliaj inspektoi zgjatimin e Lanës nga Materniteti i Ri deri te rrethrrotullimi i Shkozës. Sipas Veliajt ky investim rrit vlerën e pronës së qytetarëve në këtë zonë.

Veliaj tha se është finalizuar marrëveshja me Bankën Europiane të Investimeve, që zgjatimi i Lanës të vijojë nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar.

“Do të ketë akses për makinat, se janë korsi dhe bulevarde me 3 kalime në secilën anë. Do të ketë edhe një korsi të pandërprerë biçikletash, që për herë të parë dikush mund të vijë nga Shkoza deri tek Pallati me Shigjeta me biçikletë”, tha Veliaj.

Bashkia e Tiranës do të vendosë edhe transportin publik që do përshkojë Lanën nga fillimi deri në fund.

Sipas zyrtarëve të bashkisë po lidhen me një tjetër projekt, që është projekti i Unazës së Madhe, ku sapo është hapur mbikalimi në Farkë dhe praktikisht vetëm duke ndjekur këtë Bulevard përgjatë Lanës, lidhemi deri në Lundër me Unazën e Madhe.

Në segmentin përgjatë Lumit Lana nga Materniteti i Ri deri te rrethrrotullimi i Shkozës, është drejt përfundimit shtresa e asfaltit dhe shtresa e tapetit anash lumit. Po kryhet vijëzimi dhe sinjalistika e tabelave.

Shumë shpejt gjithë aksi do ketë përfunduar dhe do jetë i aksesueshëm për të gjithë trafikun e makinave. Ky aks do të jetë vazhdim i Bulevardit “Bajram Curri” dhe “Zhan D’Ark”.

Klan News







Të ngjashme