Vendi me 7 milion të prekur me Covid-19



Vendi me 7 milion të prekur me Covid-19

21:50 12/10/2020

Pas Shteteve të Bashkuara, të dielën, India është bërë vendi i dytë në botë që raportoi 7 milion raste me COVID-19.

Sipas të dhënave nga Ministrisë e Shëndetësisë, janë konfirmuar deri 74,383 raste të reja të koronavirusit në ditë.

Numri i të vdekurve nga virusi qëndron te 107,416. Por, festivalet fetare që pritet të mbahen nga mesi i tetorit do të jenë një sfidë e vërtetë në luftën me koronavirus.

Festimet fetare në Indi zakonisht bëhen në grupime të mëdha njerëzish dhe mundësitë për një rritje të rasteve të infektuara janë shumë të larta. Zyrtarët shëndetësorë bënë thirrje për sa më shumë kujdes gjatë këtyre festave.

India është vendi i dytë që raporton 7 milion njerëz pozitivë me koronavirus pas SHBA, e cila deri tani ka deklaruar mbi 7.7 milion raste.

Sipas numrit të rasteve të shënuara në ditë, pritet që vendi me pothuajse 1.4 miliardë njerëz, të kalojë SHBA-të gjatë ditëve në vijim./tvklan.al




Të ngjashme