Facebook ka njoftuar se do të vendosë kufizime të reja lidhur me shfaqjen e reklamave për aksesorët e armëve.

Gjiganti i rrjeteve sociale, prej kohësh ka ndaluar reklamimin e armëve dhe silenciatorëve tek profilet që përdoren nga persona nën 18 vjeç, por tashmë duke filluar nga e shtuna, atyre nuk do u shfaqen më as aksesorë si këllëfë armësh etj.

Ky vendim ndryshon një rregull të mëparshëm, i cili u lejonte reklamuesve të promovojnë aksesorë që mund të përdoren për ndriçim, zmadhim ose fokusim, sikundër edhe këllëfë apo aksesorë për mbajtjen e armëve në bel.

Facebook njoftoi se që prej 21 Qershorit, reklamuesit e aksesorëve të armëve do të mund të targetojnë vetëm përdoruesit e rritur të Facebook për këtë produkte.

“Business Insider” thotë se vendimi i Facebook është në të njëjtën linjë me diskutimet e fundit në SHBA lidhur me dhunën që buron nga armët, veçanërisht vrasjet masive në shkolla. /tvklan.al