I ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan ishte moderatori i njohur, Isli Islami. Ai është shumë elokuent, me plot sens humori dhe mjaft i dashur për publikun. Moderatori ka mbaruar Liceun Artistik “Jordan Misja” për violinçel, por muzika ka qenë pjesë e pandashme e jetës së tij. Isli është diplomuar për Marrëdhënie Publike-Komunikim.

I pyetur nga drejtuesja e emisionit, Rudina Magjistari për vathët që ai mban dhe kur ka qenë herë e parë që i ka vendosur, Islami përgjigjet se në vitin 2002 kishte vendosur një vath në gjuhë, por askush nga familja nuk e kishte kuptuar.

Janë këto dëshirat e gjimnazit dhe unë përgjithësisht shquhem si një person, që çfarë ka diçka të re që është tendencë trendi, pa u fiksuar dua ta provoj, për aq kohë sa dikush tjetër nuk e ka bërë dhe në gjimnaz kështu kam qenë. Pa lejen e prindërve shkoj dhe vendos vathin tim të parë, piercing tim të parë në gjuhë, që asokohe bëhej fjalë nga viti 2002-2003. Ishte e sikletshme dhe e vështirë, e dhimbshme dhe thashë qenka fiks për mua, edhe e bëra. E mbajta vetëm një vit dhe nuk ma zbuloi askush nga të shtëpisë. E di çfarë ndodhi? Duke qenë se flas shumë përgjithësisht, në këtë periudhë që vendosa vathin e parë në gjuhë fillova të flisja me gojën pak më të mbyllur, që mos ma dallonte njeri”./tvklan.al