Për vonesën në nisjen e sezonit turistik këtë vit për shkak të pandemisë, duket se po mendon moti.

Edhe pse jemi në mesin e Shtatorit, kushtet klimatike janë të favorshme për të frekuentuar plazhin. E tillë është edhe kjo fundjavë, me diell dhe temperatura të larta.

Moti do të freskohet disi mesin e javës që vjen, por sërish temperaturat do të jenë të larta.

Kushte të tilla atmosferike mbizotërojnë në fakt gjithë rajonin e Ballkanit me temperatura disa gradë mbi normalen e stinës.

Klan Plus