Max Verstappen është fituesi i Çmimit të Madh të Francës. Suksesi i arritur e çon në 12 pikë diferencën me rivalin tij në garën për titullin kampion të botës, Luis Hemilton.

Holandezi korrigjoi një gabim të bërë në kthesën e parë, kur ai humbi kryesimin në duelin me pilotin e Mercedesit. Por i ndihmuar nga një strategji e goditur e skuadrës së tij Red Bull, e gjithashtu nga drejtimi pa asnjë gabim i makinës, arriti që të dilte i pari në këtë garë.

Kjo është fitorja e tretë e sezonit për Verstappen, i cili hasi në disa probleme në komunikimin në radio. Holandezi e nisi mirë, por e mori kthesën me më shumë shpejtësi se sa duhej. Hamilton e parakaloi dhe krijoi një avantazh prej tre sekondash. Por kur u fut në Pit Stop, u parakalua sërish nga rivali i tij i Red Bull-it.

Në vazhdim, skuadra e Mercedesit mendoi se piloti i saj mund ta mbyllte garën pa ndërruar gomat. Kurse Red Bull jo dhe ndaloi në Pit Stop. Verstappen në vazhdim dha maksimumin. Ai parakaloi Valtteri Bottas, pastaj në xhiron e parafundit doli para britanikut me një avantazh prej 2.9 sekondash. Në podium u ngjit edhe piloti tjetër i Red Bull-it, Serxhio Perez, që la pas pilotin e Mercedesit, Valteri Bottas.

Klan News