Kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, ka shpallur kandidaturën e tij për Kryeministër të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur para mediave pak kohë pas shpërndarjes së legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës.

“Kam deklaruar se zgjedhjet janë të pashmangshme. Jam i lumtur që të gjitha grupet parlamentare respektuan këtë iniciativë. Jam Kadri Veseli, do të jem kandidat për Kryeministër i Republikës së Kosovës”./Klan Kosova