Kushtet e vështira të motit kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në Qafën e Thanës në drejtim të Librazhdit.

Shkak është bërë terreni i vështirë për shkak të borës dhe ngricave në rrugë.

Mësohet se një kamion dhe një autobus kanë rëshqitur, e për pasojë kanë shkaktuar bllokimin e rrugës, raporton Klan News.

FOTO NGA QAFË THANA

Po kështu, për shkak të radhës së automjeteve që kthehen kryesisht nga Korça e Pogradeci, borëpastruesja e ka të pamundur të ndërhyjë për të pastruar aksin nacional.

Për shkak të kësaj situate, për rreth 2 orë automjetet nuk kanë mundur të lëvizin në këtë segment rrugor. /tvklan.al