Vendimi i Komisionit Europian për liberalizimin e  vizave për qytetarët e Kosovës është përshëndetur nga Lëvizja Vetëvendosje, por megjithatë ajo ka shprehur një shqetësim sa i përket marrëveshjes me Malin e Zi për demarkacion.

“Ne besojmë se privimi i deritashëm i qytetarëve të Kosovës nga lëvizja e lirë brenda zonës Schengen ka qenë i padrejtë. Qytetarët nuk duhet ta paguajnë çmimin e krimit të organizuar e korrupsionit të politikanëve në pushtet me të cilët eksponentë të ndryshëm ndërkombëtarë (përfshirë ata të BE-së) kanë punuar ngushtë”,

thuhet në qëndrimin e publikuar nga ky subjekt politik.

Por megjithatë, Vetëvendosje ka shprehur shqetësimin në lidhje me një kërkesë të fundit të Komisionit Evropian për heqjen e vizave që ndërlidhet me ratifikimin e Marrëveshjes me Malin e Zi për demarkacion.

“Kërkesa që Republikës së Kosovës ta ratifikojë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi para se çështja e liberalizimit të shkojë tek Parlamenti Evropian, është e padrejtë, kur merret parasysh sa e dëmshme është marrëveshja aktuale me Malin e Zi”,

thekson Vetëvendosje. “

Një kërkesë të tillë, sipas këtij subjekti politik opozitar, nuk e ka pasur Mali i Zi kur i janë hequr vizat qytetarëve të atij vendi e as vendet tjera

.

Republika e Kosovës nuk e ka të demarkuar as kufirin me Serbinë. Por kjo nuk është vënë si kërkesë. Nëse kufijtë e demarkuar qartë janë kërkesë e zakonshme atëherë është dashur që të kërkohet demarkimi i të gjithë kufijve ndërkombëtar të Kosovës”,

thuhet mes tjerash në qëndrimin e Vetëvendosjes./tvklan.al