6 anëtarë të Komisionit të Venecias kanë mbërritur sot në Tiranë për t’u njohur me propozimet e opozitës për Vettingun në politikë. Në vizitën dy ditore, delegacioni ka planifikuar të takohet me përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës.

Axhenda e takimeve nisi me nënkryetaren e Kuvendit, Vasilika Hysi dhe më pas me përfaqësues të grupeve më të mëdha parlamentare.

Gjatë pasdites është parashikuar një takim me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, që do të pasohet me takimet me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e gjithashtu me kreun e delegacionit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias do të njihen me propozimin e opozitës, që kërkon kalimin në sitë të të gjithë politikanëve.

Ishte mazhoranca që e çoi draftin për një opinion në këtë komision ndërsa shqyrtimi pritet të bëhet në mes të muajit Dhjetor.

Tv Klan