Një aksion i koduar “Postieri” i Policisë së Durrësit ka vënë në pranga një 38-vjeçar të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni dhe shitje droge. Ai është Hektor Psatha nga Durrësi. Hetimet për arrestimin e tij kanë zgjatur 6 muaj përmes metoda proaktive, thotë policia.

Hektor Psatha shfrytëzonte femra për prostitucion kundrejt pagesës prej 50 Euro dhe shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në lokalet e natës, kryesisht në zonën e Plazhit.

Gjatë aksionit uniformat blu sekuestruan 22 doza kokainë, një makinë Toyota Yaris dhe dy celularë.

Policia thotë se Psatha është person me precedentë penal të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës, ndërsa nuk jep të dhëna të tjera për shkak të hetimeve që janë në vijim.

/tvklan.al