Regjizori dhe aktori Artan Imami ishte sot në emisionin “Kush vjen për drekë”, në Tv Klan nga ku foli edhe për vajzën e tij e cila pas pak kohësh bën 4 vjeç.

Imami tha se ka dashur gjithmonë të kishte një vajzë dhe tashmë që e ka tregon se është i lumtur.

Çfarë marrëdhënie mund të ketë një baba me vajzën e tij? Unë vajzë e doja dhe vajzë erdhi në jetë. Kam gjetur edhe ditën kur do të lindte bile. Sot, në mëngjes përpara se të vija këtu provova të rruhesha, por ajo nuk më linte se donte të luanim kukafshehti. Ajo fshihet vetëm pas njërës derë gjithmonë dhe unë që filloj e kërkoj dhe them ku iku goca, ku iku goca? Dhe ajo fillon qesh dhe thotë: Te porta, te porta. Tani jam i lumtur”,

tha Imami.

/tvklan.al