Ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shikojmë në fushë ku është tejt aktiv, në kuzhinë duket se futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Armando Sadiku e ka bëtejën të humbur.

Ai ishte sot i ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë” në Tv Klan, nga ku tregoi se nuk di të gatuajë, por të vetmet receta që mund të përgatisë janë sallata, vezët dhe makaronat.

Gjatë emisionit Sadiku po ashtu foli edhe për fejesën. Ai tregoi se është njohur me Elonën në Zyrih gjatë kohës që luante atje.

“Unë jam fejuar me një vajzë nga Kosova. Ajo është nga Drenica dhe quhet Elona, por ka lindur në Gjermani. Ne jemi njohur kur unë luaja atje

”, tregoi Sadiku.

/tvklan.al