“Do të ndërtoj një qytet”

. Kjo ka qenë deklarata e biznesmenit më të pasur në Shqipëri, Samir Mane sot në “Xing me Ermalin”.

Gjatë emisionit, ai zbuloi se ky projekt pritet të nisë në muajin Maj. Biznesmeni tha se “Smart City” do të ndërtohet në Shkup të Maqedonisë dhe do të jetë një investim 300 milionë euro.

Sipas tij ky qytet do të përmbajë 1.400 apartamente, 4 kulla me zyra dhe një qendër të madhe tregtare.

“Në fakt do të ndërtojmë një qytet, por jo në Shqipëri. Është një miniqytet në Shkup, një investim rreth 300 milionë euro. Përmban 1.400 apartamente, një qendër të madhe tregtare dhe 4 kulla zyrash. Këtë projekt do ta fillojmë në Maj. Quhet “Smart City” dhe do të jetë shumë shpejt në Maqedoni. Do jetë një projekt ambicioz me shqiptarë dhe maqedonas”,

rrëfeu biznesmeni.

/tvklan.al