Dihet tashmë që në emisionin “Xing me Ermalin” velina Kejvina Kthella i drejton të ftuarve një pyetje “pikante”.

Kanë qenë këngëtaret Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima të cilat janë gjendur përpara pyetjes së sikletshme natën e sotme.

Gjatë emisionit Kejvina pyeti këngëtaret se cila prej tyre ishte më e mirë në shtrat, por përgjigja e Libohovës i ka bërë të gjithë të qeshnin pasi tha se asnjëra prej tyre nuk ka burrë.

Kejvina: Unë kam një pyetje për të katërta ju. Cila nga ju është më mirë në shtrat?

Irma Libohova: Unë i kushtoj shumë rëndësi shtrati dhe kam jastëkë shumë të mirë dhe dyshekun gjithashtu, që të fle rehat.

Rovena Dilo: Duhet të pyesësh krevatin për këtë…

Eneda Tarifa: Unë jam shumë e mirë në karrige. Kur rri në karrige jam shumë e bukur.

Irma Libohova: Ermal, problemi është se ne nuk kemi burra.

/tvklan.al