“Për drekë me mua” në “E Diela Shqiptare”, është një program i cili jo vetëm argëton teleshikuesit por u jep mundësinë të mësojnë gjëra të reja rreth personazheve pjesëmarrës. Me siguri nuk mund ta kishit imagjinuar se cilët janë aktorët që bëjnë për të qeshur dyshen humoristike Bes Kallaku dhe Erion Isai.

Blerina Bombaj Troci:

Çuna, nga aktorët e humorit shqiptar, kush ju bën për të qeshur?

Bes Kallaku:

Unë jam rrit me brezin e vjetër të aktorëve, duke i përfshirë të gjithë, Agron Llakën, Ceken etj. Ndërsa gjatë viteve që kemi qenë në Portokalli kemi qeshur me çdo aktor me të cilin kemi bashkëpunuar.

(Ndiqeni videon nga minuta 15:40)

Erion Isai:

Nga jashtë tregut aktual të humorit, kam pasur shumë të preferuar Zamira Kitën dhe Ben Dervishin.  Ka qenë një dyshe shumë simpatike që mua më pëlqenin shumë.

Ndërsa në ditët e sotme, jam dakord me këtë që thotë Besi, kemi qeshur me të gjithë. Sidomos emisionet e përjavshme të humorit bëhen me aktorë shumë të zotë, sepse nuk është punë e lehtë. Nuk mund të veçoj njërin apo tjetrin. Gëzuar për aktorët e humorit

.

/tvklan.al