“Sulltanesha Kosem” është seriali më i ri që ka nisur në Tv Klan. Një seriali i jashtëzakonshëm, i cili vendoset në një sfond historik. Me një shikueshmëri të lartë, ky serial ka apasionuar tashmë shumë shqiptarë që e ndjekin çdo të martë dhe të mërkurë.

Personazhet kryesorë të serialit “Sulltanesha Kosem” janë: Sulltanesha Kosem/Anasatasia, Sulltan Ahmeti, Sulltanesha Safija (gjyshaj e Ahmetit,) Sulltaneshë Handan (e ëma e Ahmetit), Sulltaneshë Halimeja (gruaja e dytë e të atit).

Për të folur për të ishte në studion e “Rudina” Albert Dumani, Drejtor Programacioni në Tv Klan. 

“Beren Saat do të shfaqet në episodin e 17-të, të mërkurën e javës që vjen. Kosem do të thotë e pushtetshme, e madhërishme. Për momentin është parë vetëm Anastasia e cila nuk e do këtë jetë dhe do që të largohet. 

Në këtë pallat ka luftë të jashtëzakonshme për fron. Sulltan Ahmeti do të vdesë në moshën 27-vjeçare. Është një sulltan që nuk donte të ishte mizor, por armiqtë do ta bëjnë të bëjë shumë ekzekutime. Kësem do të shkëlqejë në shfaqjen e saj në serinë kur do të shfaqet. Aty nis egoja e vërtetë e ‘Anastasias’

”, tha Dumani.

/tvklan.al