Monologu  analistit dhe gazetarit Mustafa Nano në emisionin e tij, “Provokacija”, për moderatoret sportive Bora Zemani dhe Ilda Bejleri ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Nano kritikoi moderatoret për veshjen dhe u ndal konkretisht tek fustanet tepër të shkurtra që ato mbanin veshur.

Pas monologut të tij nuk mungoi as kundërpërgjigja e Ilda Bejlerit e cila në deklaratën e saj tha se Nano nuk është i fushës së modës për ta gjykuar. Por sot në emisionin “Xing me Ermalin” ku moderatorja ishte e ftuar, nuk kaloi pa ironizuar sërish deklaratën e Nanos.

Ermal Mamaqi:

 Sa bukur qenke veshur sot, super veshje, je yll.

Ilda Bejleri:

 Po thashë të kaloja një herë nga shtëpia e Muçit që ta pyesja si jam veshur.

Ermal Mamaqi:

 E ke fjalën për Muç Nanon?

Ilda Bejleri:

 Po

/tvklan.al