Ajo është një nga moderatoret më të përfolura jo vetëm për shkak të paraqitjes së saj. Bëhet fjalë për Ilda Bejlerin, e cila shpeshherë është komentuar edhe për jetën private dhe marrëdhëniet me futbollistët shqiptarë.

Bejleri ishte e ftuar këtë të shtunë në “Xing me Ermalin” ku u pyet se cili është futbollisti më i bukur shqiptar sipas saj.

Kombëtarja ka djem mjaft simpatikë. Loriku s’është më, por ka qenë një nga futbollistët më simpatikë. Tani janë Veseli, Strakosha (edhe babai i tij s’ishte keq), Eros Grezda dhe Sula, i kam thënë edhe më parë këto emra. Ka edhe të tjerë, por vijmë gjithnjë në përmirësim

”, tha Bejleri.

/tvklan.al