Ky është momenti kur një pasagjer vrapoi në pistë në aeroportin e Melburnit dhe u përpoq të hipte në një avion Jetstar, pasi ishte me vonesë.

Skenat e jashtëzakonshme tregojnë burrin që po përpiqej të hipte në avion pasi kishte humbur fluturimin, ndërkohë që avioni pritej të ngrihej.

Ai mund të shihet në video duke u ngjitur drejt avionit përpara se të përpiqet të hapë derën duke kryer një shkelje të madhe të masave të sigurisë.

Sipas Daily Mail burri ishte bërë agresiv kur iu tha nga stafi se ai ishte shumë vonë për fluturimin e tij.  

Ai më pas nisi të pinte cigare brenda terminalit të aeroportit dhe rreth orës 9.30 shkoi në portën më të afërt ku shtyu me forcë punonjësit e aeroportit dhe vrapoi për në pistë.

Policia federale australiane më pas ka arrestuar autorin./tvklan.al