Shila nga Saranda, rreth të 40-tave, me profesion infermiere ka qenë telefonuesja e parë e ditës së sotme në “Aldo Morning Show”. Ka qënë ajo që ka kërkuar të njihet me Eltonin nga Durrësi.

Shila dhe 41-vjeçari, i cili prej vitesh jeton në Angli, kanë bërë një bisedë përmes telefonit, nga ku kanë shkëmbyer numrat me njëri – tjetrin për të folur në mënyrë private.

“Dëgjova një djalë me emrin Elton. Integrimi që ka ai në perëndim më shtyn të kërkoj një lidhje me të”,

tha Shila.

“Unë jetoj në Angli, kam arsim të lartë për Frengjisht – Anglisht. Tani kam ardhur, kam tre muaj dhe kam një biznes privat. Nëse dëshiron mund të shkëmbejmë numrat dhe të flasim në mënyrë private

”, tha Eltoni./tvklan.al