Një aksident është regjistruar rreth orës 18:30 në aksin rrugor Lushnje-Berat. Dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën në fshatin Çukas. Siç duket edhe nga këto pamje të siguruara nga Klan News, përplasja ka qenë e fortë dhe dy mjetet kanë përfunduar në një kanal.

Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur disa persona, dy drejtuesit e automjeteve, dy pasagjerët në automjetin tip “Ford” dhe një pasagjere në makinën “Land Rover”. Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksident./tvklan.al