Dasma e një nate më parë e çiftit Marina Vjollca dhe Getoar Selimi bëri bujë në rrjette sociale.

Por, krahasuar me dasmat e VIP-ave të kësaj vere si Orinda Huta dhe Turjan Hyska apo Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, qytetarët kanë vlerësuar dasmën e Marinës dhe Getoairt.

Sipas Adelajda Xhamani, kryeredaktore e “Who”, ajo çfarë ka pëlqyer publiku në dasmën e Marinës dhe Getoarit, ka qenë pikërisht thjeshtësia

“Ajo çfarë ka pëlqyer publiku në dasmën e Marinës dhe Getoarit, ka qenë pikërisht thjeshtësia. Ata nuk kishin përgatitur koreografi, performancë, pistë, nuk kishin ftuar personazhe super të famshme. Në rrjetet sociale është pëlqyer shumë fakti që dasma ka qenë e thjeshtë” tha Xhamani.

Ndërkohë Eraldo Rexha, drejtor i revistës “Who”, tha se ka qenë nëna e Getoarit ajo që ka kërkuar një dasmë tradicionale, ndërkohë që vetë çiti ka dashur një dasmë më intime./

tvklan.al