Pasditja e kësaj të diele ka qenë stërmunduese për të gjithë ata pushues që udhëtonin nga jugu drejt Tiranës. Aksi Orikum-Vlorë ka qenë thuajse i bllokuar për orë të tëra dhe radha e automjeteve arriti në disa kilometra.

Siç duket edhe nga pamjet, në këtë situatë prania e Policisë Rrugore ka qenë inekzistente për të ndihmuar në lirimin e trafikut, apo ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që parakalonin autokolonën duke shkaktuar bllokime të gjata.

Trafik i rënduar u raportua pasditen e së dielës edhe në aksin Levan-Fier. Edhe aty prezenca e forcave të rendit ka qenë minimale. Situata kaotike ka zgjatur deri në orët e vona të mbrëmjes.

Tv Klan