India ka raportuar 343,144 raste të reja Covid-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e vendit në më shumë se 24 milionë.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë raportuar dhe 4 mijë të vdekur dhe tashmë numri i viktimave ka shkuar në 263,317.

Javët e fundit në Indi është vënë re një rritje e numrit të rasteve me Covid, duke u bërë një nga vendet më të prekura në botë.

Në ditët e fundit janë raportuar më shumë se 300 mijë raste të reja, një shifër që po çon në kolaps spitalet, pasi ka një mungesë të theksuar të oksigjenit dhe shtretërve.

Nga ana tjetër po vijohet dhe me procesin e vaksinimit, por sërish situata vijon e rënduar. Deri më tani ky vend ka marrë 179,177,029 doza, por vetëm 40 milionë qytetarë kanë marrë të dyja dozat, ose 3.1% popullsisë./tvklan.al