Pritet mbërritja e dozave nga AstraZeneca

Po vazhdon vaksinimi në Kosovë. Aktualisht janë duke u vaksinuar vetëm stafi shëndetësor me vaksinën Pfizer me që janë vetëm 4680 doza të kësaj vaksine që kanë arritur ditë më parë në Kosovë.

Aktualisht kanë mbetur edhe 980 doza të vaksinës Pfizer që janë ne dispozicion te stafit shëndetësor.

Ndërsa kanë mbaruar dozat e vaksinës AstraZeneca, dhe sapo të arrijnë pritet të vazhdoj vaksinimi edhe i qytetarëve aty ku ka mbetur.

Të mërkurën pritet të arrijnë 62.400 doza të vaksinës së AstraZeneca-s, të ndara për Kosovën nëpërmjet programit COVAX.

Në faqen e UNICEF-it njoftohet se vaksinat pritet të arrijnë më 12 Maj. Në përgjithësi për Kosovën nga programi COVAX janë ndarë 201.420 doza.

Tv Klan