Fundjavë Ndryshe dhe punonjësit e Albtelecom vazhdojnë nismën për të ndihmuar të prekurit nga dëmtimet e tërmetit në qytetin e Laçit.

Ata kanë paketuar ushqime e batanije e bashkë me gazetarët e balerinat e emisionit “Stop” ua kanë dërguar personave në nevojë.

Qytetarja Fatmira Meta në zonën e Prokurorisë së Tiranës, ka menduar të dhurojë pako me veshje të reja dimërore për banorët e prekur nga tragjedia.

“Vazhdon nisma e punonjësve të Albtelecom për të ndihmuar të dëmtuarit nga tërmetet në qytetin e Laçit”, tha gazetarja e Stop.

“Sot jemi fokusuar në ndihmat në jorgane dhe batanije. Në ditët në vijim do sjellim dhe ndihma të tjera. Jemi gjithmonë pranë njerëzve në nevojë”, pohoi përfaqësuesja e Albtelecom.

“Edhe ditën e sotme, emisioni “Stop” në bashkëpunim me Fundjavën Ndryshe, të tjera ndihma për një tjetër qytet të prekur  nga tërmeti i të martës në Laç, ku do të vimë sado pak në ndihmë familjeve që janë prekur nga kjo tragjedi”, u shpreh gazetari  i Stop. /tvklan.al