Po aq sa virusi, të moshuarit e vetmuar po i vret edhe izolimi

Rreziku i mortalitetit tek të moshuarit, influencohet nga vetmia dhe izolimi. Dhe kjo është e verifikuar në kohë normale, ndërsa në kohën e Pandemisë COVID-19, është theksuar shumë më tepër, duke prekur të gjitha moshat. Në veçanti ata që si pasojë e infektimit janë të detyruar të kurohen në strukturat spitalore, të cilët, nuk mund të kenë pranë familjarët apo njerëzit e dashur.

Sipas shumë drejtuesve të spitaleve në botë, ndalimi total i vizitave ka frenuar përhapjen e virusit, por izolimi i të prekurve ka patur ndikim ekstremisht negative tek ta, me efekte si në shëndetin mendor ashtu edhe fizik.

Sipas mjekëve, është vërejtur se përveç rritjes së rasteve me depresion dhe uljes së cilësisë së jetës, për arsye që të gjithë i dimë dhe i jetojmë tashmë, është rritur në trupin e njeriut edhe prodhimi i molekulave proinfiamatore dhe ulja e madhe e mbrotjes imunitare antivirale.

Këta mekanizma biologjikë aktivizohen nga vetmia, izolimi, frika, pesimizmi, duke sjellë në mënyrë të paevitueshme rritjen e mortalitetit.

Sipas mjekëve deri më tani, pas 10 muajsh pandemi, këto efekte dramatike janë të dukshme, veçanërisht në repartet COVID. E rëndësishme është që mos të ndërpritet komunikimi, edhe kur pacientë shumë të moshuar për të përdorur një aparat celular për të kontaktuar me të afërmit, kanë nevojë për ndihmën e dikujt, pasi kështu shpëtojmë jetë njerëzish.

Tv Klan