Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka vendosur. Trajneri i ri do të zgjidhet në përfundim të sezonit aktual, mundësisht që në ditën e fundit të kampionatit, më 26 Maj. Sipas tij tekniku i ri duhet të nisë menjëherë nga puna për rithemelimin në mënyrë që t’i ketë idetë shumë të qarta.

Por pyetja është: Cili do të jetë trajner i Napolit sezonin e ardhshëm? Gian Piero Gasperini dhe Stefano  Pioli janë në krye të listës, më pas vjen Vincenzo Italiano dhe sërish ai, Antonio Conte.

Tek Napoli reflektojnë, vlerësojnë, analizojnë dhe presin. Pioli dhe Italiano vlerësohen për modulin e tyre të lojës që përshtatet me futbollistët që ka Napoli.

Conte dhe Gasperini ndryshojnë pasi preferojnë mbrojtjen me tre lojtarë, por De Laurentiis ka treguar se rëndësi për të ka fitorja në fund. Zgjedhje komplekse, për t’u kombinuar me angazhimet e trajnerëve pasi merkato e verës mund të ofrojë surpriza.

Tv Klan