VIP-a me naze? Përgjigjet stilisti i njohur: Ka, por i kuptoj



VIP-a me naze? Përgjigjet stilisti i njohur: Ka, por i kuptoj

21:21 13/07/2020

Valdrin Sahiti është një ndër stilistët më të njohur shqiptarë. Ai është stilisti i shumë VIP-ave shqiptarë, ndërkohë që veshjet e tij e kanë kaluar edhe oqeanin pasi personazhe të njohura ndërkombëtarisht kanë veshur fustanet e tij. Këtë të hënë, Sahiti ishte i ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, ku u vu përballë pyetjeve të fëmijëve të vegjël. Një pyetje “thumbuese”, stilisti i njohur e mori nga Fladja.

Vogëlushja e pyeti Sahitin nëse personazhet e njohura të showbiz-it shqiptar janë me naze. E kush tjetër mund të përgjigjet më mirë se Sahiti.

Fladja: A janë një çikë me naze ata VIP-at?

Valdrin Sahiti: Po janë mi, janë, si s’janë…

Alketa Vejsiu: Ta nxijnë jetën, janë kapriçozë personazhet e showbizit shqiptarë?

Valdrin Sahiti: Janë pse s’janë. Unë gjithmonë i kam kuptuar sepse vetë ekrani të krijon komplekse që nuk i ke në jetën e përditshme, por pastaj në varësi të profesionit, programit, eventit, shfaqjes duhet të rregullohesh. Më e keqja është që anë një formë apo tjetër duhet të jesh i pëlqyeshëm nga shumica. Do të thotë të jetë një ‘celebrity designer’, ose designer i njerëzve me influencë do të thotë të esh shumë përgjegjësi mbi supe sepse do të thotë të marrë përgjegjësi mbi të cilat, kritika, opinionet, të gjithë shqiptarëve për një figurë publike. Nazet e tyre gjithmonë i kam kuptuar sepse jo gjithçka në trupin tonë është perfekte dhe jo gjithçka është e pranueshme nga shumica./tvklan.al




Të ngjashme