Njërin prej tyre e njohim shumë mirë. Kjo për shkak të roleve të tij të njohura në emisionin e humorit në Tv Klan “Klanifornia”. Dy vëllezërit Ukcenaj, Klevisi dhe Visjani, kanë zgjedhur drejtime të ndryshme në jetë.

Klevisi është vëllai i aktorit të njohur, Visjan Ukcenaj. Ata kanë pesë vite diferencë. Megjithëse humori i Visjanit është i njohur botërisht përmes roleve, duket se humoristi i vërtetë i shtëpisë fshihet në një punishte metalesh të çmuara.

“Fëmijëria ime ka qenë shumë e tmerrshme. Bëj shaka, Klevi përpos që unë e dua fort sepse është super talent dhe unë e kam pasur në krah gjatë gjithë jetë, por që të vegjël Klevi përdorte strategji nga më të ndryshmet për të marrë proçka. Sa ktheja kokën hante gjëra”, tregoi me humor Visjani.

Aktori rrëfeu duke qeshur se vëllai i madh i ka mësuar pothuajse çdo ves të keq që ka. Sa i përket punës në argjendari, duket se për Visjanin kjo ka qenë e pamundur.

“Kanë tentuar prindërit, por ka qenë e pamundur. Vetëm në marrëdhënien me klientin ka qenë e mundur”, tha Klevisi./tvklan.al