Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Pamje mbulim – Kryeministri Ilir Meta ka kryer një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë kësaj vizite kryeministri Meta është takuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit Kolin Pauell. Në takim u diskutua rreth zgjedhjeve te ardhshme ne Shqipëri, ku zoti Pauell vlerësoi edhe stabilitetin që ka arritur vendi në këto vite, por takimi u përqendrua veçanërisht përsa i takon situatës në rajon dhe rolit të Shqipërisë si faktor konstruktiv në rajonin e Europës Juglindore./tvklan.al