Në seancën e fundit para zgjedhjeve të qershorit Parlamenti Evropian e ka miratuar planin për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor, në vlerë prej 6 miliardë Eurosh. Në këtë shumë e parashikuar për periudhën kohore prej vitit 2024 deri në vitin 2027 rreth 2 miliardë Euro jepen pa kthim, ndërsa 4 miliardë Euro në formën e kredive të favorshme.

Tani, kjo paketë financiare, duhet që të formalizohet edhe nga Këshilli i BE-së. Pas kësaj, mund të fillojnë pagesat e para për gjashtë shtetet përfituese.

Për të përfituar nga kjo ndihmë financiare, vendet e rajonit duhet të përmbushin një varg kriteresh qe kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, respektimin e parimeve të demokracisë, reformat institucionale dhe ndërmarrjen e hapave të domosdoshëm për të garantuar se këto para nuk do të keqpërdoren.

Për rastet e keqpërdorimeve kërkohet të njoftohen Zyra e Prokurorisë Publike të BE-së, dhe Zyra e BE-së për Parandalimin e Mashtrimeve (OLAFD).

Vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat do të përfitojnë nga kjo ndihmë, duhet të paraqesin plane operative për reforma dhe t’i bashkërendojnë ato me Komisionin Evropian.

Për Kosovën dhe Serbinë parakusht tjetër do të jetë angazhimi konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Klan News