Gjykata e Posaçme ka kaluar në gjykim dosjen ndaj Ardian Çapjes, Klajdi Dokolit, Etjen Canit dhe Jorgo Lekut për akuzën e vrasjes së dyfishtë, Gentian e Nezir Beqirit, në vitin 2012 në Elbasan.

Gjithashtu, gjykata ndau dosjen për dy të pandehurit e tjerë, Florenc Capja dhe Ervis Bardhi për shkak se janë në mungesë. Florenc Capja ndodhet i arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa Bardhi në Greqi.

Ardian Çapja u arrestua në 29 Mars gjatë operacionit të koduar “Krasta” të zhvilluar në zonën e Elbasanit./tvklan.al