Katër ushtarë turq mbetën të vrarë nga një sulm i trupave qeveritare siriane në provincën Idlib të Sirisë.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria turke e Mbrojtjes, e cila ka pohuar gjithashtu se 9 ushtarë të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas Ankarasë zyrtare, forcat qeveritare siriane bombarduan vendin ku ishin pozicionuar ushtarakët turq pavarësisht se ishin informuar paraprakisht për zonat ku ndodheshin.

Pas sulmit me bomba, forcat turke iu kundërpërgjigjën forcave qeveritare të Sirisë. Nga ana e Qeverisë së Sirisë nuk ka asnjë koment për këtë ngjarje.

Trupat turke janë vendosur në disa provinca të Sirisë për të monitoruar armëpushimin. /tvklan.al