Një person është është vrarë pranë zyrave të Inteligjencës së Kosovës në Prishtinë.

Ai u dërgua me plagë të rënda në spital, por nuk mundi të mbijetonte. Sipas autoriteteve kosovare, ngjarja nuk ka lidhje me punën e Institucionit të Inteligjencës.

Mediat kosovare shkruajnë se viktima është një punëtor i kësaj godine. Ai u qëllua me armë nga një punonjës i sigurimit të brendshëm të këtij institucioni. Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta, ndërkohë që kanë nisur hetimet për të zbardhur rastin.

/tvklan.al