Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç do të vizitojë Kosovën këtë të shtunë. Në një konferencë për mediat, Vuçiç përdori disa nga hartat e paraqitura në emisionin “Opinion”, gjatë intervistës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me gazetarin Blendi Fevziu, duke thënë se shqiptarët po kërkojnë shumë nga Serbia.

Konferencën e jashtëzakonshme për shtyp e ka filluar me akuza për presion ndaj serbëve dhe Beogradit për ta votuar grupin negociator të Kosovës me në krye  Fatmir Limajn. Ka patur mbi 50 thirrje për një ditë nga vende të ndryshme.

“Duan shumë”,

tha Vuçiç, duke treguar hartat e paraqitura nga televizioni Klan gjatë intervistës së presidentit Hashim Thaci në “Opinion”.

“Duhet të vazhdojmë bisedimet, pasi kjo gjë nuk mund të tolerohet. Ndjej obligim dhe duhet ruajtur paqja dhe stabiliteti dhe dua të çoj mesazhe të pranuara për të gjithë”,

u shpreh presidenti serb.

Aleksandar Vuçiç tha se Gazivoda është burim serb, por edhe shqiptar. Ndalimi i procesit të normalizimit do të ishte katastrofik dhe me pasoja.

Ai shtoi:

“Unë nesër do të shkoj në Kosovë dhe do ta nis vizitën në Gazivodë dhe në qendrën ekologjike. Pres të kaloj mirë. Kemi investuar aty dhe jam duke shkuar me plane konkrete për serbët në Kosovë. Nuk kam frikë as nga vezët, gurët apo gjërat serioze se ne shkojmë për të zgjidhur probleme”. 

Vuçiç tha se zgjidhja është edhe me larg se më parë, por nuk duhet dorëzuar për të ngritur ura.

Tv Klan