Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka kërkuar nga Kosova që të mos e kërcënojë Serbinë me padi për genocid.

Ai ka thënë se meqë vetë Kosovë si jo anëtare e OKB-së nuk mundet ta bëjë këtë atëherë do ta bëjë përmes Shqipërisë dhe se kjo nënkupton bashkim me Shqipërinë.

“A mund ta kërcënoni Serbinë me procese gjyqësore për genocid? Ju mund ta bëni atë vetëm përmes një shteti tjetër, domethënë përmes Shqipërisë, kjo do të thotë bashkim me Shqipërinë. Unë u kërkoj shqiptarëve nga Kosova të mos e bëjnë atë”, ka thënë Vuçiç.

“Kur dëgjoni reagimet e njerëzve nga jashtë që thonë se janë kundër ndryshimit të kufijve, ju duhet ta dini që ata po ju gënjejnë haptas, ata janë për ndryshimin e kufijve të Serbisë”.

Vuçiç ka thënë se katastrofë humanitare ka edhe në Siri, Afganistan ose Irak, por se fuqitë e mëdha nuk e kanë ndarë Basrën nga Iraku, ose Homsin nga Damasku./klankosova