Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka thënë se është motivuar nga një qëllim më i rëndësishëm se sa politikat ditore “në ndjekjen e një marrëveshjeje me Kosovën që mund të jetë jo popullore në shtëpi”.

Në një artikull të publikuar nga Politico, thuhet se Vuçiç e ka bërë të qartë se nuk do të kthehet në tryezën e negociatave deri sa Kosova të heqë taksën 100 përqind për mallrat nga Serbia.

“Por nëse taksa hiqet, tha ai, ai do të kthehej menjëherë në Bruksel për të rifilluar dialogun”, thuhet në artikull.

Sa i përket deklaratave të Haradinajt se “taksa do të hiqet vetëm pasi të arrihet një marrëveshje përfundimtare, Vuçiç u përgjigj: Mendova se ai ishte i papërgjegjshëm, por jo aq i papërgjegjshëm”, shkruan Tanjug. /

klankosova