“Një pjesë e reformës u shfuqizua me proces përjashtues”

Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU-së në Bundestagun Gjerman, Johann David Wadephul, shpreh dyshime se çelja faktike e negociatave të BE-së me Shqipërinë mund të fillojë brenda këtij viti. Dhe kjo sipas tij për arsye që lidhen me mosplotësimin e kushteve të vendosura nga bundestagu dhe keshilli i BE-së.

Ne vendosëm disa parakushte dhe nëse ato nuk plotësohen, atëherë do ta kem të vështirë t’i bind kolegët e grupit tim parlamentar që ta shoqërojnë pozitivisht procesin”.

Sipas tij konstatimi për mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe  asaj të Lartë është i dukshëm, pasi e para ka emëruar deri tani vetëm 4 nga gjithsej 6 gjyqtarët e duhur për vendimmarrje dhe e dyta vetëm 3 nga 19 anëtarët që duhet të ketë.

Sa i përket reformës zgjedhore ai thekson se një pjesë e asaj që u arrit me konsensus në fazën dhe u miratua më 23 korrik, u zhbë me ndryshimet e tjera që sipas tij nuk ishin përfshirëse.

Një pjesë e rëndësishme e saj u shfuqizua në një proces përjashtues, konkretisht, duke futur sistemin e listave të hapura, në vend të koalicioneve zgjedhore. Kjo procedurë përjashtuese bie në kundërshtim me kërkesën e Bundestagut për një proces përfshirës”.

Ndaj ai bëri të ditur se nëse për Maqedoninë e Veriut dera është e hapur nëse arrin një zgjidhje me Bullgarinë, për Shqipërinë, ai vuri ne dukje se duhet të plotësohen ende kushtet e vendosura nga Bundestagu dhe BE-ja.

Çështja e reformës zgjedhore ishte pjesë e diskutimeve edhe në takimin e Këshillit të Përheshëm të OSBE-së, ku u bë prezantimi i raportit vjetor të kësaj zyre për Shqipërinë. Në fjalën e tij ambasadori i misionit të SHBA-së, James S. Gilmore duke iu referuar gjetjeve të raportit, theksoi nevojën për të bërë përparim konkret për çuarjen përpara të Reformës Zgjedhore, pavarësisht kohës së kufizuar deri në zgjedhjet parlamentare të pranverës së ardhshme.

Tv Klan