Ministrja vlerësoi mbështetjen e SHBA për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar një bisedë telefonike me zv/sekretarin amerikan të Byrosë së Çështjeve Evropiane dhe Euro-Aziatike, Philip Reeker.

Ajo e njohu me masat e marra për të garantuar zgjedhje të lira dhe me standarde në 25 prill 2021.

Ndër të tjera Xhaçka vlerësoi SHBA për mbështetjen në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së ndërsa theksoi se vendi ynë i ka plotësuar të gjitha kushtet për mbajtjen e Konferencës së Pare Ndërqeveritare.

Ky vit shënon 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Klan News