Aktori simpatik turk, Kivanc Tatlitug, ka ndryshuar imazh.

tatlitug, i cili së fundmi ka luajtur rolin e Xhesurit në serialin “Xhesuri dhe e Bukura” që po transmetohet aktualisht në Tv Klan, tashmë ka shkurtuar flokët, ka hequr mjekrën dhe ka lënë mustaqet.

Ai është fotografuar mbrëmjen e së hënës në Stamboll, ku raportohet se është takuar me producentin Kerem Çatay për një projekt të ri.

Në përfundim të takimit Tatlitug iu shmang pyetjeve të gazetarëve duke thënë se projekti i ri mund të jetë serial, por mund të jetë edhe film.  Sipas “Haberturk”, Tatlituge ka ndryshuar imazhin e tij në kuadër të projektit të ri.

Mustaqet kanë qenë pjesë e imazhit të tij edhe 4 vite më parë, kur ka luajtur rolin e Sejitit në serialin “Kurt Sejiti dhe Sura”. Pas përfundimit të serialit, ai i kishte hequr mustaqet. 

/tvklan.al