Të ftuar:

Rezarta Shkurta,

Blendi Fevziu

Në emisionin e së shtunës në ekranin e Televizionit Klan, “Xing me Ermalin”, ishte i ftuar Blendi Fevzi, drejtuesi i Emisionit “Opinion” për të promovuar librin e tij me titull “Pushteti”. Sikurse është bërë traditë tashmë bisedat nisin plot humor dhe shaka, por pa lënë mënjanë edhe pyetjet pikante.

Ke fituar pushtet me këtë libër?

Pushteti është iluzion, asnjëherë nuk e ke, asnjëherë nuk e humb, duket sikur vërtitesh aty në mes.

Pa dashur të ofendoj shkrimtarët e tjerë. E pushtove Pallatin e Kongreseve?

Pallatin e Kongreseve nuk e pushton libri, e pushton personazhi i cili del çdo natë në televizion, ka njerëz që kalojnë aty dhe nuk e dinë çfarë libri ke nxjerrë, të shikojnë figurë të njohur dhe vinë. Duhet të ndajmë librin që shitet, për hir të librit dhe librin për hir të personazheve.

Pas librit për Ahmet Zogun dhe Enver Hoxhës, vjen libri Pushteti, si e ke hallin, aderon për t’u bërë diçka më shumë se kaq?

Të përgjigjem seriozisht, varet çfarë lloj pushteti, sepse pushteti është shumë dimesional. Pushtet është paraja, ky emision që bën ti është pushtet, edhe pse ne e njohim pushtetin tek ai i pari i politikës, tek e bërtitura dhe unë kam aq pushtet sa më takon përmes punës që bëj.

Për të gjithë dembelët, çfarë trajton ky libër?

Historia është ‘fiction’, është letrare dhe tezat janë esistike. Është historia e një kryeministri, i cili ishte i fundit në Perandorinë Osmane, madje ka personazë realë, si Ferit Pashë Vlora, kushëriri i vogël i Isamail Qemalit. Ismail Qemali ishte kushëriri i madh që u bë kryeministri i vendit të vogël, kurse kushëriri i vogël ishte kryeministri i një vendi të madh, i gjithë Perandorisë Osmane. Dhe aty ka nisur kjo ide se çfarë një njeri humb në ingranazhin drejt pushteti dhe sesi përballet ai në moment të fundit. Ideja ime është që pushteti është një iluzion dhe kur mendon që je në kulmin e tij dhe po e shfrytëzon maksimalisht në fund nuk të jep asnjë gjë. Ti i ke humbur të gjitha, por është një lloj droge.

Pse mban dy ora?

Këtë pyetje ma bëjnë shpesh në Facebook dhe iu kam premtuar që do përgjigjem gjatë emisionit. Njëra është dashuria e vjetër, tjetra është dashuria e re. Njëra është orë mekanike, pasi unë kam një pasion madh për mekanizmat e orave. Është një pasion i vjetër mbi 20 e ca vite, ka qenë një kohë që kam pasur më shumë liri dhe shkoja te sahatçinjë e orave, i hapja orat për të parë mekanizmin brenda. Kjo është dashura vjetër. Kurse kjo tjetra është një pajisje e cila mat statusin shëndetësor dhe sportiv, e cila me kalkulon çdo ditë, sa hapa kam bërë, sa kilometra kam bërë, sa kalori kam konsumuara, si janë rrahjet e zemrës, dhe sa minuta kam bërë gjatë javës aktive.

A është e vërtetë që ka ca ora tregojnë dhe gjendjen shpirtërore?

Orën e gjendjes shpirtërore më mirë mos e mbaj se ta merr gruaja dhe hajde jep përgjigje.

Sa kohë punon për emisioni tënd?

Nga mëngjesi në darkë në 7 ditët e javës, kam një ekip jo shumë të madh. Ne kemi dy plane, emisionin dhe portalin “opinion.al”. Në mëngjes e kam ritmin pak të çuditshëm për publikun, pasi filloj mbledhjen në orën 11 me mbledhjen e parë dhe më pas me tjetër. Konsumoj një kohë që rri në kompjuter duke parë lajmet. Shkëputem diku rreth orës 5 shkoj në shtëpi, rri disa orë më gocën time të vogël dhe më pas në 8 kthehem në zyrë dhe rri deri në 1. Mbasi mbaroj emisionin eci për rreth një orë, eci duke lexuar lajmet e ditës në iPhone.

Në gjithë këtë kohën që përmende nuk përmende asnjë qejf?

Udhëtoj shumë, pasi udhëtimet i konsideroj një pjesë e rëndësishme të kënaqësisë.

Me Batonin udhëton?

Po, dy vitet e fundit kamë bërë udhëtime spektakolare me Batonin, është kurioz si natyrë, është shumë interesant. Nuk thotë asnjëherë jo, i thua ikim në Arabinë Saudite, në Kanada. Kemi qenë në zemër të Boko Haramit, ishte një zonë që ne u shokuam. Hymë në një shtëpi dhë na u turrën 30 gra, të cilat ishin mbi 20 vjeç, pasi nuk iu dukej mosha. Unë udhëtoj gjithashtu shumë me vajzën në vende më interesante në qytete jo kaq zona të rrezikuara.

A ke planifikuar një të ardhme të detajuar për vajzën?

Jo, as ajo vetë nuk e di akoma çfarë do bëjë. Do të shkojë shumë shpejt që herët të studiojë jashtë. Unë kam atë dilemën, ndoshta njeriu bëhet më i zoti kur çan vetëm në jetë. Unë kam jetuar larg prindërve në moshën 11 vjeç. Sot ka kushte ku komunikon me fëmijët në shumë mënyra, kurse në kohën time vendimet më të rëndësishme në jetë ti merrje vetë, maksimumi do pyesje ndonjë shok. Mendoj që kjo e rrit njeriun, i jep një përgjegjësi që duke qenë në tutelën e prindërve nuk mund ta marri. Po nga ana tjetër është pak herët që një fëmijë adoleshent të përballet me jetën. Një gjë është e sigurt kur kam qenë vetë kam menduar si vajza ime sot, ndërsa, dot mendoj si babai im.

Pyetje në Facebook

Pse nuk i le të ftuarit e tu të flasin gjithmonë, sidomos ata të PS-së?

Në Shqipëri ka një model debati të gabuara, kur flasin për ato që duan, jo për ato që interesohem unë. Kanë një stil kur thonë prit se do dal dhe aty.

A mendon të zgjidhesh kryeministër?

Angazhim drejtpërdrejt politik nuk kam pasur asnjëherë ambicie, kam pasur propozime shumë të mira, por nuk kam pranuar.

Pse nuk merr një karrige në studio?

Kam marrë vetëm në disa raste, ku kam pasur probleme me shëndetin. Pastaj nuk e dija sa do zgjaste emisioni dhe rrija në këmbë, kur e kam nisur emisionin kam qene 27 vjeç dhe sot jam 47.

Cili është personazhi tjetër që do godasësh vitin tjetër?

Unë nuk targetoj një libër dhe filloj shkruaj, kam disa projekte paralele. Një libër që ndoshta nuk do mbarojë shpejt është një libër me 15 portrete, të personazheve me interesant shqiptarë që unë kam njohur këto 25 vjet si gazetar. Ka personazhe fantastik midis tyre, një pjesë nuk jetojnë më, një pjesë janë akoma gjallë. Ky është libër që do ngjallë shumë diskutime.

Një projekt tjetër është të botoj ditar politik të 25 viteve të fundit ditë për ditë gati, por do mbeten datat kryesore, çfarë kam pasur unë raport me politikën, është brilant po ta shikosh, sesi ka lëvizur Shqipëria. Pastaj kam tre projekte shumë të rëndësishme. I pari është një libër që unë doja ta lancoja që këtë vit, por për arsye se po dalin materiale të reja unë nuk doja ta ezauroja. I pari është një biografi e Ismail Kadaresë dhe raporti i tij me diktaturën.

Do e botosh së shpejti?

Nuk e di kë do botoj të parin, por së shpejt.

I dyti është një projekt që po e them tani për herë të parë është shumë intrigues. Lidhur me atë që ka ndodhur në vitet ‘97 dhe ‘99 në Kosovë me UCK përfshirjen e NATO-s. Është një grup djemsh, një lëvizje ilegale që vendos të sfidojë ushtrinë jugosllave, dhe arrin që ushtria më rëndësishme e globit, NATO, që s’kishte bërë asnjë luftë ishte krijuar për të luftuar me Bashkimin Sovjetik, shkon dhe bën të vetmen luftë të saj në Kosovë. Gjithë ajo situatë, takimet, shërbimet sekrete, CIA, shërbimet sekretë britanike. Kam informacione shumë të klasifikuara për këtë gjë. Përmes një portreti të Hashim Thaçit që do nisi diku në këtë kohë dhe do mbyllet në kohën që ai hyn në Prishtinë në vitet ‘99.

I treti është një libër për Sali Berishën, që është një personazh shumë interesant, pasi ka dominuar 25 vitet e pluralizmit, me prezencën dhe mos prezencën dhe kur ka qenë lider i Partisë Demokratike.

Rezarta Shkurta pas tre vitesh del në studion e ekranit të Televizionit Klan, në emisionin“Xing me Ermalin”.

Ti je me Partinë komuniste?

Di vetëm të të them këtë gjë , unë nuk jam me demokracinë false.

Ke filluar karrierën tënde si artisë, je marrë më këngën në fillim apo me modeling?

Unë kam nisur të këndoj që në moshën 10 vjeçare. Kam kënduar një këngë për qytetin tim, për Durrësin dhe më pas mora pjesë tek Miss Durrësi.

Edhe pse nuk doja ta bëja këtë pyetje, por ka shumë njerëz që janë kuriozë. Ka mëse dy vite Eramli, bashkëshorti jot mungon në shtëpi. A beson se Ermali është i pafajshëm?

Nuk do doja të më pyesje, a beson, sepse çfarë besoj unë çfarë nuk është në realitet. Meqë unë vendosa të vi këtu, nuk dua të bëj se kjo është surprizë sepse dhe e prisja. Unë do them gjerat që janë, pastaj e ke ti të drejtën  të besosh apo jo. Ajo që nisi, ishte jo korrektë nga organet kompetente, ku deklaruan se nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, kapet në Xibrake kapet me 300 mijë euro në makinë. Që këtu nis gënjeshtra,  pasi Ermali jo vetëm që nuk i kishte këto para që thonë janë para fantazim. Në ishim bashkë në Durrës. U thanë shumë gjëra qesharake jo vetëm nga organet kompetente por edhe nga media edhe pse kjo e fundit këtë punë ka. Jeta luksoze e tyre, sepse kjo jetë luksoze që mediat paraqitën unë nuk e kisha parë. U bëra pronare e një Ferrari i cili është marrë borxh për të realizuar një videoklip artistik. Ermal Hoxha u penalizua sepse ishte nipi i Enver Hoxhës, u mediatizua aq shumë kjo histori sa duhej futur brenda dhe policia nuk mund të dekonspironin paaftësinë e tyre. Dhe sot kanë kaluar 2 vjet dhe ai vazhdon të qëndrojë brenda.

Ti mendon se kjo është një padrejtësi?

Jo, unë nuk e mendoj, por ajo është padrejtësi. Nuk dua të zgjatem shumë dhe madje sot thashë shumë. Dhe një pjesë e mirë e njerëz do vazhdojnë të flasin dhe janë të lirë ta bëjnë. Por, unë sot zgjodha me dozë të vogël të them se çfarë është e vërteta.

Si u sollën njerëzit pasi ndodhi kjo ngjarje, ndodhi një braktisje globale, u frikësuan të afërmit?

Para se të tregoj braktisjen, dua të tregoj se kam pasur mbështetjen nga njerëz të afërt, si familja por edhe miq. Ditët e para, nuk kishte as një javë, që sapo kisha hapur kompaninë time “Hera Company”, qiradhënësi mbas një javë më dyfishon qiranë dhe më sjell një faturë dritash në emër të kompanisë së tij stratosferike. Pas dy ditësh me vjen dhe ekonomistja dhe me thotë nuk mund ta ndjekim më biznesin tënd.

Si e morët vesh lajmin, ku ishit në ato momente?

Ne ishim bashkë me Ermalin në momentin që pamë lajmin. Ermalin nuk e arrestuan, ne morëm vesh lajmin që ai po kërkohej dhe Ermali shkoi vetë për të parë çfarë problemi kishte.

Të flasim për projektet e tua, me këngën çfarë do bësh?

Sa të kem jetë do këndoj, por me hapa më të ngadaltë. Po përgatis një material, por ende nuk dua të flas. Ndoshta e sjell dhe në emisionin tënd.

Projekt tjetër përveç këngës?

Së shpejti do të dali një linjë këpucësh, për nëna dhe fëmijët njësoj. Do nisim njëherë për nënat dhe vajzat dhe më pas për baballarët dhe djemtë.

Pyetjet nga Facebook:

Si është jeta me Ermalin?

Asnjë njeri nuk jeton 10 vite me dikë nëse nuk është i lumtur.

Cila nga këngët e tua të pëlqen më shumë?

Ka disa këngë që më pëlqejnë, si p.sh. “Më fal” dhe e “Dehur”

Sa shoots përballoni?

Mund të them që nuk pi fare alkool.

Është e vërtetë që bëje sherr me çunat në 8-vjeçare?

Ka diçka të vërtetë aty, pasi në 8-vjeçare dhe në gjimnaz, kam qenë një çun i vërtetë me flokë të shkurtra dhe luaja futboll.