Ai njihet për një zë dhe zhanër të veçantë të muzikës që bën. Bëhet fjalë për Ylli Limanin, i cili fitoi famë pas pjesëmarrjes në “The Voice”. Sot këngëtari ishte sot i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan nga ku rrëfeu për fillimet në muzikë.

Ai tregoi se në momentin e eleminimit ishte drejtuar nga publiku për të parë nënën e tij, por siç tregon ai ajo ishte duke parë ekranet. Këngëtari shton se pasi gjithçka kishte përfunduar dhe e kishte takuar ajo i kishte thënë: “Ma ke sjell shpirtin në majë të hundës”.

“Në javën e gjysmëfinales kur u eleminova, isha në skenë kur po vinte zarfi dhe kthehem nga publiku që të shihja nënën time që të ngushëllohesha. Kur e pashë ajo po ndiqte ekranet. Pasi u eleminova i thashë që kur isha në skenë doja ta shija për t’u ngushëlluar dhe ajo ma ktheu: “Ma ke sjell shpirtin në majë të hundës. Prej tre muajsh në ankth e në stres. Boll qëndrove në Shqipëri hajde në Kosovë””,

tha Limani.

/tvklan.