Kryeministri i RMV kërkon heqjen e vetos për hapjen e negociatave me BE

Takimin e parë delegacioni i Zaev e pati me ish-kryeministrin Bojko Borisov, që udhëheq një nga partitë kryesore politike në Sofje. Pas këtij takimi, Zaev tha se diskutoi mundësinë e dialogut dhe mirëkuptimit midis të rinjve dhe brezave të ardhshëm.

“Nuk duhet t’i lejojmë të rinjtë të na urrejnë”, shkruajti Zaev në Twitter. Para këtij takimi, Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë me anë të një deklarate theksoi se kushtet për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, nuk janë përmbushur ndaj qëndrimi i Bullgarisë sa i përket kornizës negociuese për anëtarësim mes RMV-së dhe Bashkimit Evropian mbetet i pandryshuar.

Sipas tyre, korniza negociuese duhet të përmbajë garancitë e nevojshme në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë që u arrit në vitin 2017.

Ndërkaq edhe kryeministri teknik bullgar, Stefan Janev është shprehur për mediat në Sofje se zgjidhja e kontesteve mes dy vendeve është te politikanët dhe jo te historianët. Sipas tij, dy qeveritë duhet të ulen dhe në mënyrë pragmatike të bisedojnë se çfarë mund të bëhet në mënyrë që të gjendet një zgjidhje.

Janev tha se shkencëtarët duhet të merren vetëm me shkencë, t’i vërtetojnë tezat në bazë të fakteve dhe dëshmive me seriozitet dhe përgjegjësi.

Sipas kryeministrit teknik, komisioni i përbashkët nuk ka arritur asgjë. Por ai vlerëson se nuk është reale që të pritet edhe pesë vite të ardhshme për të arritur diçka.

Klan News