Skandali në Covid 2, gjykata thotë që s’kanë probleme me ligjin

Klan News ka siguruar vendimin e Gjykatës së Apelit që liroi nga qelia 3 infermieret dhe sanitaren, të dyshaura se ishin të përfshira në një skemë të mirëfilltë zhvatjeje në spitalin Shefqet Ndroqi.

Në vendimin e gjykatës janë të zbardhura argumentet se përse kanë ndryshuar masën e sigruisë nga arrest në burg 45 ditë, në detyrim paraqitje për Mira Bushin, Sheqerie Koçin, Sidorela Çelën dhe santiaren Rukije Hoxha.

Togat e zeza kanë argumentuar se të akuzuarat se kanë bashkëpunuar me Tire Alldervishin për të zhvatur para nga familjarët e pacientëve të infektuar me covid, janë të padënuara më parë.

Sipas dokumenteve të tre infermieret dhe sanitarja, nuk kanë rrezik të prishin provat, pasi celularët e tyre dhe kamerat e sigurisë janë sekuestruar nga grupi hetimorë. Po ashtu, në vendim thuhet se ekziston dyshimi i arsyeshëm që të 4 të dyshuarat ta kenë kryer veprën penale edhe pse mbledhja e provave është në fazë fillestare. 

Apeli thekson se ndyshimi i masës së sigurisë është bërë me argumetin se tre infermieret dhe sanitarja nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore dhe për shkak të kushteve ekonomike dhe familjare në të cilat ndodhen, u cakton masë më të butë të sigurisë si ajo e detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

Një tjetër detaj interesant i zbardhur në vendim është që infermierja Sheqerie Koçi kishte edhe 5 muaj punë dhe më pas do të dilte në pension.

Skandali në Covid 2 u publikua fillimisht nga emisioni Stop, ku vajza e një pacienteje theksoi se i kishte dhënë 8 milionë lekë Tire Alldervihit që t’i kujdesej për nënën që e kishte të infekuar me covid.

Prokuroria e Tiranës vijon hetimet për të dokumentuar me prova përfshirjen e të dyshuarave në këtë skemë zhvatje.

Grupi i hetimit pret nga laboratori i kriminalisitikës rikuperimin e mesazhit që kanë fshirë të dyshuarat nga celularët e tyre. 

Klan News