“Apple Insider” ka publikuar modelet e reja të iPhone të cilat përfliten se do të dalin në shitje gjatë vitit 2020. Sipas artikullit, Apple është duke punuar për 7 modele të reja iPhone, duke përfshirë edhe teknologjinë 5G.

Konkretisht, iPhone SE2, pasardhësi i iPhone SE, pritet të dalë në treg në Mars 2020. Mendohet që ky model do të ketë ekran 5.1 inch, një kamera të vetme në pjesën e pasme dhe do të jetë i pajisur me çipin më të fundit të Apple, A13. iPhone SE2 do të ketë shenjën identifikuese të gishtit dhe jo të fytyrës, si dhe do të jetë i pajisur me teknologjinë 4G dhe jo 5G. Për këtë arsye, ka të ngjarë që të jetë modeli më i lirë i iPhone, që në tregun amerikan pritet të ketë një çmim prej 399 Dollarë.

Ndërsa, linja e iPhone 12 pritet të dalë më vonë në shitje, me gjasë në Shtator 2020. Kjo linjë do të përfshijë tre modele me teknologjinë 5G; iPhone 12 Pro 5G 5.4 inch, iPhone 12 Pro Plus 5G 6.1 inch dhe iPhone 12 Pro Max 5G.

Linja e iPhone 12 do të përfshijë edhe tre modele 4G; iPhone 12 4G 6.1 inch, iPhone 12 Pro 4G 5.4 inch dhe iPhone 12 Pro Plus 4G 6.1 inch. Këto tre modele të fundit do të kenë kamera të dyfishtë të pasme, ndërsa të tjerët sistemin e kamerave të trefishtë.

Shumica e këtyre modeleve pritet të dalin në treg në Shtator 2020, kurse iPhone 12 Pro 5G në Pranverën e vitit 2021. Apple është duke punuar edhe për mënyrën e karikimit të modeleve të reja, për shkak se teknologjia 5G kërkon më shumë fuqi se ajo e 4G. /tvklan.al