Memaliaj muajt e fundit po lakohet vetëm për parcelat me kanabis. Kështu aksioni i fundit i policisë ka përfunduar me asgjësimin e 7 parcelave me kanabis.

Në total, sipas policisë në afërsi të lagjes “Hoxhaj” janë asgjësuar 2800 bimë kanabis.

Për parcelat me kanabis në pranga ka përfunduar Kujtim Hoxha, 64 vjeç.

Arrestimi i tij ka ardhur nga “fati i keq”, pasi kishte lënë zbuluar një tubo plastike që çonte ujin nga banesa drejt parcelave. /

tvklanal